Interi e pret Romën të shtunën nga ora 18:00 në ndeshjen e xhiros së tetë. Të dy skuadrat po shikojnë mundësinë e këndelljes në Serie A, për të qëndruar në luftë për titull.
Interi ka pesë pikë më pak se Napoli dhe Atalanta që kryesojnë në tabelë. “Nerazzurrët” do të kenë javë vendimtare pasi pas duelit ndaj skuadrës së Jose Mourinhos do të luajnë të martën kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Interi ka pësuar katër disfata në nëntë ndeshje në Serie A dhe në Evropë.
Simone Inzaghi nuk do ta ketë në radhët e veta sërish Romelu Lukakun shkaku i lëndimit. Lukaku nuk ka luajtur që nga muaji gusht për shkak të telasheve me muskuj.
Roma renditet një pozitë më lart se Interi, në vendin e gjashtë, me një pikë më shumë.
Futbollistët e Romës nuk do ta kenë afër trajnerin Mourinho, i cili është i suspenduar.
Lideri Napoli e nis vikendin në Serie A kundër Torinos dhe shpreson të qëndrojë para Atalantas në tabelë me goldallim më të mirë. Atalanta mbetet skuadra tjetër e pamposhtur në Serie A, ndërsa luan kundër Fiorentinas të dielën nga ora 18:00. Napoli – Torino luhet nga ora 15:00 të shtunën.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Në këtë fundjavë të elitës së futbollit italian do të shkruhet historia.
Një gjyqtare do të referojë në ndeshjen e Sassuolos me Salernitanan.
Gjyqtarja Maria Sole Ferrieri Caputi është 31-vjeçare.