Interi nuk ka marrë më shumë se një pikë në përballjen me Bolognan të shtunën pasdite.
Zikaltërit barazuan 2:2 si vendas, ani pse u mendua se do ta kishte fitoren shumë të lehtë.
Francesco Acerbi (11’) dhe Lautaro Martinez (13’) i dha epërsi të hershme Interit.
Por mysafirët u kthyen me golin e Robert Orsolinit nga penalltia në minutën e 19-të. Joshua Zirkzee (52’) i siguroi një pikë Bolognas.
Kristjan Asllani luajti tek Interi nga minuta e 83-të.
Interi mbetet në pozitën e parë me 19 pikë. Bologna është e teta me 11 pikë.