Çmimet e larta dhe zgjedhjet më 11 qershor, e kanë zbehur interesimin e shikuesve për të përcjellë ndeshjen Kosovë – Turqi e cila luhet të dielën në Shkodër.
Biletat për këtë ndeshje kishin dalë në shitje nga 1 qershori në Prishtinë, në pikën Malësia Raisen. FFK-ja për dallim me herët e tjera, ka vendosur që kësaj radhe biletat t’i shes edhe jashtë Kosovës.
Në Shqipëri, biletat kanë dal në shitje në Tiranë, përderisa edhe në Maqedoni, në Gostivar e Tetovë.
Biletat mund të gjenden në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës, përderisa mund të blihen edhe gjatë ditës së ndeshjes.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, do të luhet në “Loro Boriçi” stadium ky që ka kapacitet prej 16 mijë ulëseve.
Artikuj të ngjashëm