Trajneri kosovar, Shefki Kuqi, është shkarkuar nga skuadra finlandeze, Inter Turku, ka bërë të ditur të enjten kryetari i klubit elitar të Finlandës, Board Stefan Hakans.
"Nuk është e lehtë dhe e mirë të ndërrohet trajneri. Bordi i klubit nuk kishte më besim në Shefki Kuqin dhe nuk na mbeti zgjidhje tjetër", ka thënë Hakans për uebfaqen zyrtare të klubit, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRolin e trajnerit të parë do ta marrë ndihmësi i Kuqit, italiani Fabrizio Piccarreta. Kuqi 40-vjeçar u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Inter Turku zë vendin e tetë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara me 24 pikë.