Xhiroja e 21-të dhe e dyta në Serie A për vitin 2022 ka fokus më të madh në dy duele.
Lideri Interi do të jetë nikoqir i Lazios në ndeshjen që mund të luajë rol edhe në renditjen e përgjithshme. Inter – Lazio, zhvillohet të dielën në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
“Nerazzurrët” janë në kërkim të mbrojtjes së titullit, ndërsa lacialët synojnë që të zënë një vend që dërgon në garat evropiane.
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka insistuar se është rrugë shumë e gjatë për të mbërritur në atë vend.
Interi i ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë kundër Lazios dhe vetëm një herë e ka mbajtur portën e paprekur në këtë periudhë, kur Antonio Conte ishte në krye të skuadrës si trajner.
Edhe
Lazio-Inter e Juventus-Roma, supersfidat e Serie A
Megjithatë, skuadra ku luajnë shumë shqiptarë, Lazio, ka pësuar gjashtë disfata në tetë ndeshjet e fundit si mysafir në Serie A te Interi.
Rivalët për titull të Interit do të kenë shans për të marrë pikët e plota në këtë xhiro, pasi Milani luan në udhëtim te Venezia, kurse Napoli e pret Sampdorian në shtëpi.
Tjetër duel i fortë do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të dielën në orën 18:30.
“Giallorossët” kanë pasur ngecje në rezultate ani pse fillimi me trajnerin Jose Mourinho ishte premtues.
Juventusi i Massimiliano Allegrit është i pamposhtur në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit kundër Romës me pesë fitore e dy barazime. Hera e fundit kur “Bianconerët” kanë shënuar tri fitore rresht kundër romakëve në Serie A ishte viti 2014.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Roma nga ana tjetër ka shënuar tri fitore nga gjashtë të fundit të zhvilluara në shtëpi kundër Juventusit.
Për shkak të rasteve pozitive me koronavirus te shumë skuadra, në fundjavën e xhiros së 21-të nuk do të zhvillohen tri ndeshje. U shtynë duelet Cagliari – Bologna, Torino – Fiorentina dhe Udinese – Atalanta.