Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insigne e mbyll me fitore në “Diego Armando Maradona”

Lorenzo Insigne e ka luajtur ndeshjen e fundit në shtëpi me Napolin, ndaj Genoas. Sulmuesi italian do të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni.

Për Insignen ishte ndeshje emocionuese ku u përshëndet me tifozët vendas. Ai thuajse gjatë gjithë karrierës ishte pjesë e klubit Napoli. Napoli fitoi ndeshjen me rezultatin 3:0.

Takimi i ka takuar xhiros së 37-të në Serie A. Te Napoli ndeshjen e kompletoi Amir Rrahmani.

Golat për Napolin u realizuan nga Victor Osimhen në minutën e 37-të, Lorenzo Insigne në minutën e 65-të dhe Stanislav Lobotka në minutën e 81-të.

Napoli me këtë fitore mbanë pozitën e tretë me 76 pikë. Genoa është në pozitën e 19-të me 28 sosh.