Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta: Debati për më të mirin nuk do të shuhet

Triumfi i Lionel Messit në Kupën e Botës nuk do ta zgjidhë debatin për më të mirin në histori të futbollit, thotë ish-futbollisti i Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta. Ai thotë se do të ketë gjithnjë justifikime.

Por insiston se Lionel Messi për të është më i miri edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës.

Messi me Argjentinën fitoi Kupën e Botës në Katar pas triumfit ndaj Francës në finale nëpërmjet penalltive 4:2.

Iniesta me Messin kanë fituar shumë trofe së bashku sa ishin pjesë e Barcelonës.

“Për mua Messi është më i miri me ose pa një kupë bote. Mendoj se fakti që ai ka fituar një kupë bote, është një burim i madh lumturie për veten e tij. Jo vetëm për të, por për Argjentinën si vend. Jam i sigurt se kushdo që nuk e sheh Messin si më të mirin, do të gjejë një justifikim për të vazhduar ta shohë atë kështu, pavarësisht nëse ai e fitoi apo jo Kupën e Botës”, ka thënë Iniesta në një intervistë dhënë për ESPN.

Inisesta ka folur edhe për humbjen e Spanjës nga Maroku. Por i qëndron idesë që Spanja nuk duhet të ndërroj modalitetin e lojës. Iniesta me Spanjën fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe dy herë Evropianin, në vitin 2008 dhe 2012.