Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i është gëzuar lajmit për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19. Ai uron që botërori “Katari 2022” të ketë zhvillim normal, ashtu si të mëparshmit me numër të madh të shikuesve në tribuna. Infantino të hënën ka parë nga afër punimet që po bëhen në Katar dhe se është ndarë i kënaqur me progresin.
“Pa dyshim, lajmi i vaksinës është një lajm shumë pozitiv për të gjithë ne, jo vetëm në lidhje me Kupën e Botës, por për njerëzimin, për botën tonë. Kjo është një periudhë shumë e veçantë. Kjo është periudhë shumë e komplikuar, por me vaksinën unë jam i sigurt që do të kemi... bota do ta ketë situatën në kontroll në mënyrë që të mund të shijojmë Kupën e Botës në Katar, siç bëmë në të kaluarën, pa ndonjë rrezik”, ka thënë Infantino. Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës do të tërhiqet më 7 dhjetor të këtij viti, derisa kualifikimet nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm.