Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka propozuar një mini-Botëror me tetë përfaqësuese, që do të mbahej çdo dy vjet dhe do të ishte turne shtesë i Botërorit tradicional.
Turneun që do të ketë emrin “Final 8”, do të kulmonte me Ligën e Kombeve, si pjesë të planeve ambicioze për reformimin e futbollit ndërkombëtar, i cili do t’i kushtojë FIFA-s 25 miliardë dollarë në një cikël prej 12 vjetësh.
Në letrën të cilën e ka siguruar Reutersi, Infantino, ka këshilluar që gara me tetë përfaqësuese të mbahet në tetor apo nëntor çdo dy vjet me fillim prej vitit 2021, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se një grup serioz investitorësh janë të gatshëm të paguajnë deri në 25 miliardë dollarë për garën e re dhe për versionin e ri të Botërorit të Klubeve që nga viti 2021 do të zhvillohej me 24 ekipe.
Me mini-Botërorin, Kupa e Konfederatave do të shuhej.
Plani i Infantinos pritet të aprovohet nga Këshilli i FIFA-s që deri më tani nuk ka komentuar për këtë propozim.
-
FIFA planifikon rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese
-
Infantino shpreh dëshirat e FIFA-s për ngjarjet e reja
-
FIFA thotë se ata që kundërshtojnë mbajtjen e Botërorit çdo dy vjet kanë frikë se humbin pozitat e tyre
-
FIFA do të ndryshojë terminin e Botërorit të klubeve
-
FIFA është gati për turneun që do ta sfidojë “Championsin”