Sport

Infantino, kandidati i vetëm për president të FIFA-s

Foto: Reuters

Gianni Infantino pritet të mbesë president i FIFA-s edhe për katër vjet të tjera, pasi është kandidati i vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

48-vjeçari u zgjodh si pasues i Sep Blatterit më 2016, pas punës së mëhershme në UEFA.

Ai tani ka siguruar një mandat shtesë si shef i FIFA-s, me zgjedhjet që mbahen më 5 qershor në Paris.

Kandidatët që kanë dashur të garojnë për president të FIFA-s është dashur të kenë së paku pesë nominime nga 211 federatave anëtare deri të martën. Këtë e ka arritur vetëm Infantino.