Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inaki Williams do të paraqitet në Botëror falë rrënjëve afrikane

Inaki Williams po shijon edhe një sezon tjetër si titullar për ekipin nga La Liga, Athletic Bilbao. Debati i vetëm rreth rolit të tij në ekipin bask është nëse ai duhet të luajë më shumë si një sulmues i vërtetë apo në krah.

Vendi i Williamsit te Përfaqësuesja e Spanjës nuk ka qenë kurrë i sigurt, kështu që kur erdhi thirrja për të luajtur për Ganën, vendimi i tij nuk ishte aq i vështirë për t'u marrë. Përpara Kupës së Botës “Katari 2022”, Gana rekrutoi lojtarë nga jashtë, por që kishin lidhje me vendin afrikan.

Dhe Williams iu përshtat tërësisht këtij koncepti. 28-vjeçari Williams ka lindur në Spanjë nga prindër që janë nga Gana. Ata u shpërngulën në Spanjë disa dekada më parë dhe për të qenë në gjendje të qëndronin atje u këshilluan nga një punonjës bamirësie të thonë se kishin ikur nga një luftë civile në Liberi. Tani, me shpresa të pakta për t'u thirrur përsëri nga Spanja - ai bëri një paraqitje në një miqësore në vitin 2016 - Williams u bë një nga pesë lojtarët që pranuan një ftesë të fundit për t'u bashkuar me Përfaqësuesen e Ganës dhe për të luajtur në Kupën e Botës, raportoi AP. 

“Edhe pse kam lindur në Spanjë, rrënjët dhe gjaku im janë afrikan, saktësisht ganez. Ky është vendimi i duhur”, tha Williams. “Me moshën time, në kulmin tim si sportist, është koha e duhur për ta bërë këtë. Treni do të vijë vetëm një herë dhe unë duhet ta marr atë”.

Paraqitja e tij e parë për Ganën mund të vijë në një ndeshje miqësore kundër Brazilit më 23 shtator, një nga dy ndeshjet përgatitore të Kupës së Botës për përfaqësuesen ganeze që do t’i luajë atë muaj. Williams tha se mbështetja që mori nga familja e tij dhe të tjerët në një udhëtim të fundit në shtëpi e ndihmoi ta merrte vendimin për të kaluar te Gana.

Williams është një nga lojtarët e paktë me rrënjë afrikane që ka luajtur ndonjëherë për Athletic Bilbaon, klubin tradicional spanjoll që ka një kod të brendshëm për të nënshkruar vetëm me lojtarë të lindur në vend ose ata që kanë ardhur nga akademitë e futbollit të ekipeve në rajonin bask. Williams ishte anëtar i përfaqësueseve të reja të Spanjës dhe luajti me ekipin A në një miqësore kundër Bosnjë-Hercegovinës në vitin 2016. Ai nuk ishte thirrur kohët e fundit nga përzgjedhësi Luis Enrique dhe nuk dukej se ishte në planet e tij për Kupën e Botës. Rregullat e FIFA-s i lejojnë shtetet të rekrutojnë lojtarë nga diaspora e tyre globale nëse ata plotësojnë kushtet që lidhen me kombësitë e tyre.

Edhe Inaki Williams i vendosur që ta bëjë familjen krenare në Kupën e Afrikës me Ganën Sport Inaki Williams i vendosur që ta bëjë familjen krenare në Kupën e Afrikës me Ganën

Lojtarët lejohen të ndryshojnë përfaqësuesen nëse nuk kanë luajtur kurrë një ndeshje zyrtare për vendin e parë që kishin të drejtë ta përfaqësonin.

Gana në Botërorin “Katari 2022” do të bëjë paraqitjen e katërt në këtë turne, ndërsa të parën që nga viti 2014. Për t’u kualifikuar në Botërorin që nis në muajin nëntor, Gana e eliminoi Nigerinë në dy ndeshjet e plejofit që u luajtën në muajin mars. Në Botërorin “Katari 2022”, Gana bën pjesë në Grupin H së bashku me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Uruguain.