Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ilir Latifi shkatërron kundërshtarin, fiton meçin më të rëndësishëm në karrierë

Ilir Latifi ka fituar meçin më të rëndësishëm deri tash në karrierën e tij në Artet Marciale të Përziera.

Kosovari mposhti amerikanin Ovince Saitn Preux duke e rrëzuar pa ndjenja qysh në raundin e parë.

Edhe vetë uebfaqja e UFC-së e kishte cilësuar këtë si meçin më të rëndësishëm në karrierën e shqiptarit, ndërsa pas fitores edhe ai ka thënë një gjë të tillë.

Latifi thotë se kjo fitore do t’i hapë rrugën për luftën për titull, varësisht në cilën kategori.