Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vlerësuar atmosferën në Skenderaj, në barazimin 1:1 me Drenicën.
Daja ka folur edhe për incidentin në minutat e fundit të takimit.
“Falënderojë presidenten e klubit të Drenicës për mirënjohjen që na dedikoi presidentit, mua dhe drejtorit të klubit. Ambienti ishte i mirë, por në një moment një nga stafi kundërshtar bëri një veprim që nuk na takon ne trajnerëve. E preku lojtarin, që nuk na lejohet. Ishte rast i izoluar”, ka theksuar Daja pas ndeshjes.
“Muskujt i kemi të rënduar pasi intensiteti i ndeshjeve në Evropë është më i lartë. E dinim se një moment do të vinte rënia. Sot e bëm freskimin e ekipit. Me freskinë që patëm mbajtëm kundërshtarin në fushën e vet. Nuk ia heq meritën Drenicës për atë që bëri, por lojtarëve të mi nuk kam çka t’iu kërkoj më tepër. Prodhojmë lojë, raste dhe pjesa e vetme që mund të përmirësojmë është realizimi. Një ambient të bukur të prishet për një incident të izoluar nuk ia vlen”, ka theksuar tutje trajneri tiranas.