Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

IJF-ja me analizë të thellë te hedhjes së Distrisë

Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka bërë një analizë të thellë teknike një aksioni të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi.

Është njëri prej ekspertëve të IJF-së, Neil Adams, që ka zbërdhyer hedhjen e Distrisë në finalen e garës në Portugali.

Adams ka dhënë shumë detaje teknike të aksionit të Distrisë, për të cilën ka folur në superlativ. Kjo edhe njëherë dëshmon nivelin e lartë që ka arritur xhudoja kosovare dhe faktin se shkolla e xhudos e Driton Kukës vlerësohet maksimalisht.