E shkurtër ka qenë deklarata e trajnerit të Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, pas rënies nga Superliga e Kosovës në futboll.
Ai akuzoi direkt krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës për rënien nga elita e futbollit kosovar.
“Ajo që mund të them është se synimi u arrit që Trepça ’89 dhe Arbëria të bien nga liga. U arrit qëllimi nga kryetari me krerët e vet”, theksoi pas ndeshjes trajneri Idrizi.