Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ideja e Southgatet për të hequr mallkimin e Anglisë

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, po mendon që të përgatisë sa më mirë futbollistët e tij për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Dhe, meqë Anglia tradicionalisht ka dështuar në gjuajtjet e penalltisë, Southgate po synon të tejkalojë këtë pengesë në mënyrë të veçantë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë terminit të ardhshëm për miqësore në mars të vitit të ardhshëm, ai po mendon të ftojë tifozët në stadiumin “Wembley” sikur të ishte ndeshje dhe aty, lojtarët të ekzekutojnë numër të madh penalltish.

Përfaqësuesja e Anglisë është eliminuar shpesh herë nga turnetë e mëdhenj për shkak të dështimit në penallti. Në të vërtetë, Anglia është eliminuar nga gjashtë turne të mëdhenj shkaku i penalltive - tri kampionate botërore dhe tri evropiane. Prej botërorit “Italia 90” ka shijuar vetëm një sukses në penallti, në “Euro 96” kundër Spanjës.

Përqindja e Anglisë në penallti është më e dobët se e çdo ekipi tjetër, ku përfshihet gjuajtja e më shumë se pesë penalltive. Anglia ka vetëm 14 për qind sukses nga penalltitë në ngjarjet e mëdha.

Edhe vetë Southgate ka humbur penalltinë e famshme kundër Gjermanisë në “Euro 96”, duke lejuar që të bëhet pjesë e reklamave qesharake së bashku me Chris Waddle e Stuart Pearce, që gjithashtu kishin dështuar nga penalltitë përballë gjermanëve në botërorin e vitit 1990... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.