Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

ID-të e tifozëve u përdorën edhe për trafikim

Blessing Obuson kishte menduar se Botërori 2018 në Rusi do të ishte mundësi për të gjetur një punë dhe kishte udhëtuar në Moskë nga Nigeria në qershorin e vitit të kaluar me një ID të tifozit.

Por ajo e gjeti veten të detyruar të punojë si prostitutë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

ID e tifozit lejoi futjen në Rusi pa viza për tifozët në Kupën e Botës që kishin bileta për ndeshje, por nuk siguroi edhe lejen për të punuar. Megjithatë, Obuson 19-vjeçare, thotë se kishte shpresuar të punonte si ndihmëse në një shitore për të ofruar mbështetje për vajzën e saj dyvjeçare dhe vëllezërit e motrat e saj më të rinj në qytetin Edo në Nigeri.

Por ajo e gjeti veten të mbyllur në një apartament në periferi të Moskës dhe u detyrua të punonte si prostitutë së bashku me 11 femra tjera nga Nigeria, të cilat mbikëqyreshin nga një shefe, po ashtu nga Nigeria...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)