Mauro Icardi, që ishte ylli kryesor i Interit në fitoren e sotme ndaj Romës, ka thënë pas takimit se kjo fitore është shenjë e mirë për këtë sezon.
Interi e mposhti sonte Romën në Olimpico me rezultat 1 me 3, dhe dy gola i shënoi Icardi, transmeton Koha.net.
“Patëm një pjesë të dytë të shkëlqyeshme, dolëm dhe luftuam dhe mund ta shihnit ndryshimin në fushë. Është vetëm fillimi i sezonit me trajner të ri, dhe po mësohemi me dinamikën dhe gabimet mund të ndodhin. Luajtëm mirë me topin në fushën e kundërshtarit. Kjo fitore është vërtetë një shenjë e mirë, tani duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e radhës”, është shprehur ai për Mediaset Premium.
Icardi nuk kishte shënuar në Olimpico në shtatë ndeshjet e tij të fundit në këtë stadium, kurse fitorja e fundit e Interit në këtë stadium ishte më 2008.