Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi përmbys Romën, ikën si lider

Interi ka përmbysur Romën 4:2 të shtunën në kryeqytetin italian për të ikur në krye të tabelës në Serie A.

Francesco Acerbi kaloi Interin në epërsi në minutën e 17-të, para se Roma me dy gola në pjesën e parë të përmbyste rezultatin. Fillimisht shënoi Gianluca Mancini e më pas Stephan El Shaarawy për 2:1.

Në pjesën e dytë, Interi u këndell. Me të nisë 45-minutëshi i dytë, shënoi Marcus Thurami. Pas tij erdhi një autogol nga Angelino, ndërsa krejt në fund shënoi Alessandro Bastoni për rezultatin final.

Me këtë fitore, Interi arrin në kuotën e 60 pikëve pas 23 ndeshjeve. Është lider me shtatë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Juventusi.

Roma është e pesta me 38 pikë.