Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, që është duke kërkuar një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzeman, raporton Marca.
Argjentinasi është njëri prej top sulmuesve në Evropë, përderisa ka shënuar 13 gola në 13 paraqitje në Serie A këtë sezon, përfshirë edhe “hat-trickun” në derbin lokal ndaj Milanit, transmeton Koha.net.
Icardi vlen së paku 100 milionë euro, ndërsa raportohet se ka klauzolë 110 milionë euro. Ai ka kontratë me Interin deri më 2021, me të cilin ka rekord impresiv me 91 gola dhe 23 asistime në 159 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm