Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi: Dua të arrij golin e 100-të për Interin

Mauro Icardi ka shprehur dëshirën që të arrijë shifrën e 100 golave për fanellën e Interit, duke përfshirë edhe ndonjë gol në ndeshjen e sotme ndaj Milanit.

Derby della Madonnina nis në orën 20:45 në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

“Dua të shënoj 100 gola me fanellën e Interit, ndoshta edhe të bëhem golashënuesi më i mirë i gjitha kohërave te Interi, që është shumë e vështirë për ta arritur”, ka thënë argjentinasi në një konferencë për media.

Futbollisti ka shënuar 84 herë në 153 ndeshje për Interin, si dhe ka asistuar 22 herë.

Artikuj të ngjashëm