Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrakoviqi i kënaqur vetëm me kualifikimin

Prishtina siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Drenicës me rezultatin 2:1. Ndeshja u vendos pas 120 minutash lojë pasi koha e rregullt u mbyll 1:1.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, ka thënë shkurt pas ndeshjes se e rëndësishme për ekipin që ai drejton ishte kualifikimi në raundin tjetër.

“Ndeshjet e Kupës janë interesante dhe e tillë ishte edhe ndeshja e sotme. Në pjesën e parë nuk kemi qenë mirë, pastaj pësuam gol, por ia dolëm në fund të barazojmë dhe në vazhdime shënuan një gol për tu kualifikuar tutje”, tha Ibrakoviq.