Sport

Ndeshja Prishtina – Drenica shkon në vazhdime

Ka shkuar në vazhdime ndeshje e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinë dhe Drenicës.

Skuadra nga kryeqyteti e ka barazuar rezultatin në çastet e fundit të ndeshjes me Besnik Krasniqin që shënoi nga penalltia.

Drenica ishte shumë afër fitores pasi e ruajti epërsinë minimale që nga minuta e 61-të kur Kreshnik Uka shënoi nga afërsia.

Koha e rregullt ka mbaruar 1:1 dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.