Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra paralajmëron pjesëmarrjen në Botëror

Zlatan Ibrahimoviqi ka paralajmëruar se do të dalë nga pensionimi për të qenë pjesë e Suedisë në Botërorin që do të mbahet në Rusi sivjet.

36-vjeçari, i cili nuk ka luajtur për përfaqësuesen që prej Euro 2016, ka thënë javën e kaluar se ka rast të artë që të jetë pjesë e ekipit në Rusi.

Gjatë një paraqitje në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, sulmuesi i Los Angeles Galaxy ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e Botërorit, edhe pse nuk dihet se në çfarë roli.

“Do të shkoj në Botëror”, ka thënë ai. “Vetëm po them se do të shkoj në Botëror. Nëse them diçka më shumë njerëzit do të më varin prandaj duhet të jem i kujdesshëm për fjalët. Një Botëror pa mua nuk është Botëror”, ka thënë Ibra.

Artikuj të ngjashëm