Tifozët e Liverpoolit do të donin ta harronin sa më shpejt të ishte e mundur humbjen e pësuar kundër Real Madridit në Champions League, por kjo është gjëja e fundit për të cilën mendojnë lojtarët e Realit.
Fati ka dashur që disa prej yjeve të klubit të luajnë një miqësore në shtëpinë e Liverpoolit para fillimit të Kupës së Botës, me Brazilin që do të ndeshet të dielën pasdite me Kroacinë, transmeton KP.
Pjesë e këtyre dy ekipeve janë Marcelo, Luka Modric dhe Mateo Kovacic, të cilët shfaqen duke qeshur para logos së Liverpool në “Anfield”.
Një rastësi apo një tallje ndaj skuadrës së Klopp? Fotografia po bën xhiron e internetit dhe komentet tallëse ndaj Liverpoolit nuk mungojnë.