Një nga gjashtë të mbijetuarit në katastrofën ajrore ku humbën jetën gati të gjithë anëtarët e skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense në vitin 2016, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Gazetari brazilian Rafael Henzel 45-vjeçar kolapsoi derisa po luante futboll me shoqëri të martën. Ai u dërgua në spital dhe ndërroi jetë atje, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
Chapecoense e përshkroi atë si "simbol të rikonstruktimit të klubit".
Aeroplani, ku gjendeshin 77 persona, përfshirë 19 lojtarë të Chapecoenses, u rrëzua në Kolumbi pasi mbeti pa karburant, por Henzel bashkë me pesë të tjerë i mbijetuan katastrofës....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Alan Ruschel, kampioni i mbijetuar i Chapecoenses
-
Rrëzohet aeroplani i klubit brazilian, vdesin katër futbollistë dhe drejtori
-
Si mësoi “i mbijetuari” i Chapecoenses të ëndërrojë sërish
-
Futbollisti 25-vjeçar vdiq pas kolapsimit në fushë
-
Të paktën 66 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Kolumbisë