Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I biri i Ronaldos firmos me Unitedin

Cristiano Ronaldo Jr ka nënshkruar kontratë me Manchester Unitedin dhe po ashtu do ta mbajë veshur fanellën me numrin e njëjtë të babait të tij.

11-vjeçari ka luajtur në akademinë e “djajve të kuq” këtë edicion për disa muaj, ndërsa ka nënshkruar kontratë profesionale.

Cristiano Ronaldo u kthye para disa muajve në “Old Trafford”, e bashkë me të udhëtoi edhe i biri.

Njoftimi u bë publik nëpërmjet të riut tjetër, Gabriel, i cili postoi një fotografi në “Instagram”. Edhe Gabrieli ka nënshkruar kontratë me Unitedin, shkruan mediumi “Express.co.uk”.

Në një postim që ka rreth 7 mijë pëlqime, “Jjnr10” ka thënë: “I lumtur që më në fund nënshkrova, edhe më mirë që jam bashkë me bashkëlojtarin @cristiano JR”.

Edhe Ronaldo Jr. mund t’i bashkohet shpejtë Realit Futboll Ronaldo Jr. mund t’i bashkohet shpejtë Realit

Ky futbollist i ri sponsorizohet nga kompania “Nike” dhe ka rreth 25 mijë ndjekës. Ndërkohë, Ronaldo Jr nuk ka llogari të “Instagramit”.