Ka bartur fanellën e dhjetë skuadrave të futbollit kosovar dhe ka fituar nëntë trofe, shkruan sot Koha Ditore.
Një trofe e ka fituar edhe në futbollin e Shqipërisë, kurse këtë edicion po synon trofeun e dhjetë në Kosovë dhe është vetëm një hap larg tij. Sulmuesi Berat Hyseni është njëri prej lojtarëve të paktë që ka fituar kaq shumë trofe gjatë karrierës nëpër skuadra të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi këtë edicion po luan me Llapin, ekip që është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës. Në rast se Llapi triumfon përballë Besës në finalen e 31 majit, atëherë Hyseni do të ngrejë trofeun e dhjetë në karrierë.
"Jam optimist se do ta shtoj edhe trofeun e dhjetë gjatë karrierës në Kosovë. Jemi vetëm një hap larg për të shkruar historinë me Llapin dhe do t'ia dalim mbanë. Ka ardhur momenti që Llapi të gëzojë të gjithë llapjanët që po e presin një sukses të tillë në futbollin e Kosovës", ka thënë Hyseni 29-vjeçar.
Nëntë trofetë e fituar në Kosovë i ka me katër ekipe...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.