Llapi e ka prezantuar edhe sulmuesin Muhamet Hyseni. Hyseni kthehet te skuadra e Llapit pas dy vjetëve të kaluara te Malisheva dhe Feronikeli ’74.
22-vjeçari së fundi në Ligën e Parë të Kosovës me fanellën e klubit nga Drenasi shënoi 16 gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime. Hyseni ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke parë kualitetet e tij dhe sezonin fantastik që ka kaluar me Feronikeli '74 ku me golat dhe asistimet e tij ishte ndër futbollistët më vendimtar, klubi ka qenë i bindur se rikthimi i tij do jetë më se i duhur për fazën ofensive”, shkruan në njoftimin e Llapit. Llapi më herët ka kthyer në skuadër edhe disa lojtar.