Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj tregon si po ndryshon Shqipëria

Elseid Hysaj

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është shprehur i kënaqur me mënyrën se si po luan Kombëtarja.

Shqipëria të shtunën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Moldavisë.

“Kemi treguar se jemi në formë dhe nëse vazhdojmë kështu do të jetë vështirë për të gjithë rivalët. Ka të bëjë edhe ndryshimi i skemës nga Sylvinho. Është një zgjidhje më e mirë. Sylvinho na ka dhënë frymë të re. Është shumë më entuziast për të na nxjerr më të mirën. Pastaj lojtarët po japin më të mirën, pavarësisht se a po luajnë apo jo”, ka thënë Hysaj.