Elseid Hysaj ka thënë se Napoli do ta fitojë titullin për qytetin dhe tifozët e ‘Napolitanëve’.
Skuadra e Maurizio Sarrit është lidere e Series A pas dhjetë ndeshjeve, duke grumbulluar 28 pikë nga 30 të mundshme.
Ata janë në kërkim të titullit të parë të kampionit që nga viti 1990, dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptarë është shprehur i bindur se do ta fitojnë atë.
“Jemi duke menduar vetëm rreth titullit të Series A, tifozët e meritojnë atë dhe ne do t’ua sjellim”, ka thënë Hysaj.
Napoli do kërkojë ta mbajë vendin e parë edhe në ndeshjen ndaj Sassuolo-s të cilën e luan të dielën në ‘San Paolo’.