Mbrojtësi Elseid Hysaj ka luajtur gjatë gjithë takimit te Napoli që mposhti Atalantan në udhëtim me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së 21-të të Serie A.
Në portën e Atalantas deri në fund të takimit të së dielës qëndroi Etrit Berisha. Me këtë fitore Napoli ruajti kreun e tabelës me 54 pikë, shkruan “Koha Ditore”.
Ndërkohë në portën e Lazios që mposhti Chievon thellë, 5:1, ishte portieri tjetër i Shqipërisë, Thomo Strakosha. Te Chievo në mesfushë luajti Përparim Hetemaj.