Mbrojtësi Elseid Hysaj ka luajtur gjatë gjithë takimit te Napoli që mposhti Sampdorian me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën në kuadër të javës 18-të të kampionatit italian, Serie A, shkruan sot “Koha Ditore”. Me fitoren e arritur, Napoli mbetet në pozitën e parë me 45 pikë, një më shumë se përcjellësi i parë, Juventusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitore të shtunën shënuan edhe skuadrat e dy portierëve të kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berishës dhe Thomo Strakoshës. Atalanta e Berishës mposhti Milanin me shifrat 2:0, kurse Lazio e Strakoshës mposhti skuadrën e Arlind Ajetit, Crotonen me rezultatin 4:0. Të dy portierët ishin në portë. Te Crotone gjatë gjithë takimit luajti Ajeti.
Titullar në fitoren e thellë të Udineses përballë Veronas (4:0) ishte mesfushori Valon Behrami, i cili luajti deri në minutën e 67-të. Në mbrojtje te Benevento që humbi nga Genoa (1:0) gjatë tërë takimit luajti Berat Gjimshiti, kurse Ledian Memushaj qëndroi në stol.