Në konferencën për shtyp një natë para miqësores me Kosovën, ndeshje e cila do të luhet në Zvicër, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj ka thënë se është i lumtur te Napoli.
Ai ka thënë se mbetet një futbollist i Napolit përderisa nuk ka asgjë konkrete për ndërrim skuadre. Të njëjtën e ka thënë edhe agjenti i tij, Mario Giuffredda.
“E kam thënë edhe në të kaluarën. Hysaj do të mbetej pjesë e Napolit edhe nëse trajneri Maurizio Sarri do të largohej. Kishim kohë që po bisedonim për rinovimin e kontratës, më pas ai u fokusua tërësisht në luftën për titull. Vullneti ynë është që ai të vijojë të qëndrojë tek Napoli, por në futboll kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar ai për Radio KissKiss.
Artikuj të ngjashëm