Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agjenti konfirmon qëndrimin e Hysajt te Napoli

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar që mbrojtësi i krahut të djathtë do të nisë bisedimet me Napolin për kontratën e re shumë shpejt.

Hysaj ishte kërkuar me ngulm nga Maurizio Sarri te Chelsea gjatë verës, por trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti ka këmbëngulur ta mbajë në skuadër mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

“Hysaj? Ai do të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Mario Giuffredi.

“Ai është i lumtur që do të qëndrojë te Napoli”.

“Në javët në vazhdim do të nisim bisedimet me Napolin për kontratën e re. Kjo është në interesin e tyre. Hysaj është i lindur në vitin 1994 dhe është një prej më të mirëve në Evropë”, ka theksuar ai.