Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj drejt gjigantit anglez

Napoli tashmë ka nisur që të mendojë seriozisht për një zëvendësuese për mbrojtësin e krahut të djathtë Elseid Hysaj.

Shkodrani duket se është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Chelsia. Trajneri Maurizio Sarri që pritet të marri drejtimin e ekipit anglez nuk është i kënaqur me mbrojtësin Davide Zappacostan dhe Victor Moses.

Ndërkohë edhe Cesar Azpilicueta i cili luante në atë rol ka bërë paraqitje shumë të mira në qendër të mbrojtjes dhe pritet që ai të vazhdojë të luajë atje, transmeton kp.

Kështu që Hysaj është ideja më e mirë e mundshme për teknikun Sarri. Ndërkohë edhe Napoli është hedhur në sulm për Thomas Meunier të PSG-së, i cili do të zëvendësonte më së miri mbrojtësin shqiptar.

Artikuj të ngjashëm