Pak ditë pasi u bë kampion bote, Jarrett Hurd u ul në një tavolinë dhe nisi të krijonte një uebfaqe.
“A ke URL?” e pyeti disenjatori i uebfaqes Chris Richards, Hurdin, që doli të jetë edhe kampion bote në versionin IBF në kategorinë gjysmë të mesme.
“Çfarë?” pyeti Hurd.
“URL? Swiftboxing.com apo çfarëdo qoftë?” pyeti Richards, që po ia dizajnon uebfaqen e tij të parë të boksit.
Hurd - që ka nofkën “Swift” (I shpejti) - nuk kishte atë apo ndonjë URL tjetër.
“Mund të sigurosh një URL tash”, thotë Richards dhe vetëm disa minuta më vonë siguroi “SwiftJarrettHurd.com”, një uebfaqe e re për një boksier të ri të përkushtuar të siguroj avantazhin e plotë për statusin e tij të ri të sapokrijuar, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”.
Për që Hurd është kampion bote, ai do të thotë, se nuk është befasi.
Për që ndodhi atëherë kur ndodhi? Kjo ishte befasuese. Pak më tepër se një javë para meçit të tij të 25 shkurtit kundër Tony Harrisonit, boksierëve u tha se kampioni i versionit IBF, Jermall Charlo është duke u ngritur në kategori dhe po lëshon brezin e kampionit.
Kjo transformoi përballjen mes Hurdit dhe Harrisonit nga një meç eliminator për titull bote, në një meç për titullin vakant të versionit IBF. Hurd e fitoi përballjen me nokaut teknik në raundin e nëntë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.