Hungaria ka shënuar fitore të rëndësishme të enjten mbrëma. Në Beograd, Hungaria fitoi 2:1 ndaj Serbisë.
Attila Szalai shënoi autogol në minutën e dhjetë, por më pas hungarezët reaguan me dy gola. Barnabas Varga shënoi për 1:1 në minutën e 34-t, ndërsa Willi Orban shënoi golin e fitores, 2:1. Ai shënoi në minutën e 36-të.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Lituania e Mali i Zi luajtën 2:2.
Hungaria udhëheq në grup me dhjetë pikë nga katër ndeshje. Serbia është e dyta me shtatë pikë, ndërsa Mali i Zi i ka pesë pikë në vendin e tretë. Pasojnë Lituania e Bullgaria me vetëm nga dy pikë.