Bayern Munichu do të luajë pa Mats Hummelsin në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi pësoi një lëndim në nyje të këmbës të dielën dhe u detyrua të largohej.
Pas këtij lëndimi, Hummels ka konfirmuar se nuk do të luajë të mërkurën ndaj kampionit të Evropës.
“Definitivisht nuk do të jem në dispozicion për të mërkurën”, ka thënë Hummels për “Bild”, transmeton Koha.net.
Akoma nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushave 28-vjeçari.
Artikuj të ngjashëm