Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje për Ramadanin në Serie A

Ylber Ramadani ka luajtur nga minuta e parë te Lecce që pësoi humbje në shtëpi nga Hellas Verona me rezultatin 1:0. Mesfushori i Shqipërisë luajti deri në minutën e 81-të në ndeshjen e luajtur të dielën, në kuadër të javës së 28-të të Serie A së Italisë.

Për Leccen është ndeshja e pestë pa fitore në elitën e futbollit të Italisë. Fitoren e fundit Lecce e shënoi ndaj Fiorentinas në fillim të muajit të kaluar kundër Fiorentinas 3:2.

Në stol te Lecce mbeti Medon Berisha. Lecce ka 25 pikë nga 28 ndeshje, kurse Verona një pikë më shumë.