Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Evropian U20 për basketbollistë, Divizioni B.
Të martën pasdite në Shkup, kuqezinjtë zhvilluan ndeshje shumë të fortë me Zvicrën. Por megjithatë pësuan me rezultat 81:79. Ndeshja u vendos pas vazhdimit prej pesë minutave. Koha e rregullt përfundoi 70:70. Në fund, Shqipëria kishte aksion për ta siguruar fitoren. Megjithatë gjuajtjen për tri pikë të Tedi Llukës e bllokoi një lojtar i Zvicrës.
Edhe në fund të vazhdimisht, Shqipëria lëshoi rast të artë. Nikolaos Jovani lëshoi topin nga afërsia, por ai megjithatë nuk përfundoi në kosh. Me shënimin eventual të Jovanit, rezultati do të barazohej në 81:81, në sekondën e fundit. Kjo nuk ndodhi dhe Zvicra fitoi 81:79.
Xhuljan Tola ishte më i miri te Shqipëria me 15 pikë e nëntë kërcime. Jovani i shënoi 13 pikë, ndërsa nga 12 i kishin Daniel Bylyku e Kejdi Gjore.
Shqipëria është mposhtur edhe nga Holanda e Finlanda. Të mërkurën luan me Letoninë.
Zvicra ka tri fitore. Më të vështirën e arriti ndaj Shqipërisë.