Përfaqësuesja U19 e Shqipërisë në futboll (vajzat), ka pësuar humbje të thellë të hënën në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti. Në Manavgat të Turqisë, Shqipëria pësoi 9:1 nga Turqia.
Iris Armoku shënoi golin e vetëm për Shqipërinë, në minutën e nëntë. Por Shqipëria pranoi gol që në minutën e dytë dhe më pas turket nuk u ndalën.
Për Shqipërinë ishte humbja e dytë në kuadër të këtij turneu. Fillimisht pësoi 2:0 nga Izraeli, ndërsa me rezultat të njëjtë e mposhti Qipron. Shqipëria u rendit e treta në grupin B6. Ishte ky raundi i dytë i kualifikimeve për Evropian.
Shqipëria edhe në edicionin e ardhshëm do të garoi në Ligën B.