Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbja e Realit bën derbin e Madridit më të paparashikueshëm

Atletico Madrid mund t'iu ketë druajtur derbit me Real Madridin dy javë më parë, pas startit të dobët të saj në La Liga dhe startit impresiv që pati Reali.

Mirëpo, për dy javë gjërat kanë ndryshuar dhe tash skuadra e Diego Simeones nuk i druhet përballjes me Realin në "Santiago Bernabeu" këtë të shtunë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Pas marrjes së vetëm pesë pikëve nga katër ndeshjet e para, Atletico Madrid është kthyer me dy fitore bindëse ndaj Getafes dhe Huescas, duke iu afruar në vetëm dy pikë kryesuesve, Barcelonës e Real Madridit.

Me një fitore të shtunën do të ngrihej para Realit. Reali i Julen Lopeteguit pati një start të furishëm, mirëpo u turpërua të mërkurën mbrëma 3:0 në udhëtim ndaj Sevillas.

Atletico ngadhënjeu herën e fundit që u përballë me Realin në gusht. Skuadrat u përballën në një ndeshje dramatike për Superkupë të Evropës, ku Atletico triumfoi 4:2 pas shtesave...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)