Cristiano Ronaldo me skuadrën e tij Al Nassr, e ka pësuar humbjen e dytë rresht në kampionatin e ri të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Al Nassr të premten mbrëma u mposht në shtëpi nga Al Taawon, me rezultatin 2:0.
Ronaldo e kompletoi ndeshjen, bashkë me yjet e tjerë të skuadrës, Seko Fofana, Sadio Mane, Marcelo Brozoviq e Anderson Talisca.