Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Huliganizmi po kthehet në garë të organizuar

Nuk ka një fjalë më të asociuar me tifozët e rrëmujshëm në futbollin anglez, sesa huligan.

Huliganët dikur asocioheshin me shpërthime spontane të dhunës nëpër qytete ku klubet e tyre apo përfaqësuesja luante, shpesh nën ndikimin e alkoolit apo drogave, shkruan Deutsche Welle.

Mirëpo, kjo nuk është aq e vërtetë për huliganët e ditëve të sotme, shumica e të cilëve bëjnë një stil jete të shëndetshëm, evitojnë konsumimin e alkoolit dhe madje edhe stërvitin arte marciale, veçanërisht ato të kontaktit të plotë, që njihen ndryshe si Arte Marciale të Përziera (MMA), transmeton Koha Ditore.

Derisa ultrasit, nënkultura dominuese e tifozërisë në stadiumet e Evropës gjatë 20 vjetëve të fundit, janë të njohur për lidhje të ndryshme politike, një pjesë e madhe e skenës së huliganëve është e djathtë politikisht. Evropa Lindore njihet si shtëpi e disa prej grupeve më famëkeqe të huliganëve.

Zënkat në fusha neutrale

Incidentet e dhunshme ku janë përfshirë huliganët janë zhdukur gati të gjitha nga stadiumet në Evropën Perëndimore, por kjo nuk do të thotë se huliganët janë zhdukur totalisht.

Grupet huligane, me lidhje të forta mes vete, tash praktikojnë dhunën në të ashtuquajtura “meçe në fushë”, ku grupet e huliganëve takohen në vende larg nga stadiumet apo qendrat e qytetit.

Edhe Racizmi, dhuna e droga po rriten në stadiumet angleze Sport Racizmi, dhuna e droga po rriten në stadiumet angleze

Rregullat dhe numri i pjesëmarrësve nga secili grup caktohen më herët.

Pas një përleshjeje që nuk zgjat aq shumë, një grup shpallet fitues. Më pas dy grupet shpesh bëjnë foto së bashku, si shenjë respekti. Xhirimi postohet në rrjete sociale apo në uebfaqe të huliganëve.

Robert Claus është një hulumtues për tifozët dhe shkrimtar. Libri i tij “Huliganët: një botë mes futbollit, dhunës dhe politikës” ka vënë në dritë skenën dhe lidhjet e disa anëtarëve me krahun ekstrem të djathtë në Gjermani dhe përtej....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)