Anësori i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, raportohet se ka refuzuar interesimin e Liverpoolit për t’u transferuar te Bayern Munichu.
Hudson-Odoi llogaritet si njëri prej futbollistëve anglez me të ardhme të ndritur dhe Chelsea i ka ofruar kontratë të majme për të mbetur në Londër.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, 18-vjeçari dëshiron kalimin te Bayerni dhe për këtë arsye është i përgatitur të refuzojë çdo ofertë të Liverpoolit.
Hudson-Odoit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale, por Chelsea dëshiron të përfundojë me shitjen e tij gjatë muajit janar.
Artikuj të ngjashëm