Sport

Hoxha e Fazliu presin përmbysje ndaj Slovanit

Futbollistët e Feronikelit, Yll Hoxha e Astrit Fazliu janë shprehur optimist se mund të përmbysin disavantazhin nga ndeshja e parë me Slovan Bratislavën në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Sllovakët fituan 2 me 1 javën e shkuar, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

“Kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve dhe me angazhim maksimal besoj se mund të ia dalim. Përballë do ta kemi një skuadër cilësore”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Fazliu ka thënë se shpreson që nesër të kenë më shumë fat se javën e shkuar.

“Normal që pres fitore, për atë do të hyjmë në fushë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por mund të ia dalim nëse e japim maksimumin. Në ndeshjet e fundit na ka munguar fati dhe shpresoj që do të kemi më shumë fat të martën”, ka deklaruar ai.