Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Howedes pensionohet në moshën 32-vjeçare

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Benedikt Howedes, është larguar nga Lokomotiva e Moskës dhe ka vendosur të pensionohet nga loja e futbollit në moshën 32-vjeçare.

Mbrojtësi gjerman ka luajtur në sezonin 2017/18 si i huazuar te Juventusi, para se të kalonte në Rusi në një marrëveshje përfundimtare nga Schalke.

“E kam dashur lojën e futbollit deri në fund. Është shumë e vështirë ta marr këtë vendim, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet pa tifozë, kanë qenë mesazhe që unë prisja për ta përfunduar karrierën. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua. Kam fituar mjaftë”, ka thënë Howedes, transmeton KOHA.

Ai ka luajtur tri ndeshje me “bianconerët” dhe ka kontribuuar me një gol, atë kundër Sampdorias në fitoren 3:0 më 15 prill, 2018. Howedes ka qenë pjesë e ekipit të parë të Schalkes prej vitit 2007 deri në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm