Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Honda konfirmon largimin nga Milani

Keisuke Honda ka konfirmuar se do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Milani mbylli sezonin në pozitën e gjashtë dhe arriti një vend për Ligën e Evropës.

Honda sivjet ka pasur vetëm shtatë paraqitje në Serie A dhe tani ka vendosur të largohet nga klubi.

“Të dashur përkrahës të Milanit, faleminderit”, ka thënë ai në një postim në Twitter. “Ishin tre vjet e gjysmë të mbushur me sfida, por kjo më ka pjekur si person. Do të largohem nga Milani në fund të sezonit, por mezi pres të ju shoh sërish. Ndoshta nuk do të jem më futbollist kur të takohemi. Në ndërkohë do të punoj vazhdimisht që të arrij qëllimet e mija. Forca Milan!”.

30-vjeçari iu bashkua Milanit nga CSKA Moska në janar të 2014-s.

Artikuj të ngjashëm