Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holandezi Schip emërohet seleksionues i Greqisë

Holandezi John van't Schip do të marrë drejtimin e përfaqësueses së Greqisë në futboll.

Schip do të drejtojë përfaqësuesen greke në ciklin eliminator për Evropianin 2020, ka njoftuar Federata e Futbollit e Greqisë të mërkurën.

Ish-futbollisti i Holandës ka detyrën e vështirë për të udhëhequr Greqinë drejt Evropianit.

Van't Schip 55-vjeçar ka firmosur kontratë për dy vjet e gjysmë.

Ai e ka zëvendësuar Angelos Anastasiadisin, i cili u shkarkua në mesin e korrikut, pas vetëm nëntë muajve në detyrë. E Angelos kishte zëvendësuar gjermanin Michael Skibbe.

Greqia gjendet në Grupin J të eliminatoreve për Euro 2020 dhe pas katër ndeshjeve ka katër pikë dhe zë vendin e katërt, prapa Italisë, Finlandës e Armenisë.